PALEOKASTRA
✤ Kështjellë e antikitetit të vonë në provincën e Epirit të vjetër, aty ku bashkohet Drino me 1. e Kardhiqit. Emri i saj nuk njihet. Sipas mbishkrimit dedikues, u ndërtua më 311-314 nën mbikëqyrjen e presidit të provincës. Shërbente për njësinë ushtarake, që kontrollonte lëvizjen në rrugët gjatë luginës së të dy lumenjve. Kështjella ka trajtë trapezi, përfshin 1 ha, hyrja kryesore është në P. Muret përforcohen me 14 kulla, me përjashtim të L, që e mbronte 1. Drino. Brenda ruhen gjurmë të fjetoreve të ushtarëve. U shkatërrua më 378 nga gotët. U rindërtua në shek.V, kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta dëshmohet deri në fund të shek. VI.
(A. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paleokastra
[cite]