PALIKUQI HIBE
✤ (1927-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos . Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. Anëtare e PKSH më 1944. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Jugosllavi, më 23.9.1944.
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Palikuqi Hibe
[cite]