PAPRI
✤ Fshat në rrethin e_ Elbasanit në anën e djathtë të luginës së Shkumbinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Vidhas, Valas, Broshka, Murrasi, Pajuni, Sollaku, Bizhuta dhe Vidhas-Asgjeli; popullsia gjithsej 4943 banorë. Rrënojat arkeologjike, themelet e një godine antike te vendi i quajtur Kishorja, këmba e një ure të vjetër te përroi i «Hijes së madhe» flasin për një vendbanim të vjetër. Këshilli NÇ u formua në shtator 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Më 1971 u formua koop. e bashkuar me qendër P. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, duhanit dhe rritja e lopëve dhe e derrave. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi lindjeje, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale, stacion hekurudhor.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Papri
[cite]