PARADA USHTARAKE
✤ Parakalim i njësive të forcave të armatosura në raste festash kombëtare, pas fitoreve në luftë, pas mbarimit të stërvitjeve të mëdha me trupa, gjatë rreshtimit të reparteve etj. UNÇSH ka organizuar P.U. me rastin e përurimit të brigadave partizane dhe të çlirimit të qyteteve. Parada e parë ushtarake e UNÇSH para Qeverisë Demokratike clhe popullit të kryeqytetit u bë më 28.11.1944 ku morën pjesë forcat partizane që luftuan për çlirimin e Tiranës. Në vitet e para pas Çlirimit P.U. zhvilloheshin në përvjetorin e krijimit të Ushtrisë NÇSH dhe të çlirimit të Atdheut, më pas u vendos që ato të bëhen vetëm në datat jubilare të çlirimit të Atdheut, një herë në pesë vjet. Në P.U. marrin pjesë reparte të të gjitha Forcave të Armatosura të RPSSH.
(D.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Parada Ushtarake
[cite]