PARAZITOLOGJIA


PARAZITOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë dhe e veterinarisë që studion parazitët, sëmundjet që shkaktojnë dhe metodat e luftës kundër tyre^_Parazitët janë qenie njëqelizore (protozoarë), helminta (krimba parazitë), rriqna e insekte që ushqehen e ietojnë në qenie të tjera të gjalla. P. përfshin edhe sëmundjet që shkaktohen nga mykra, si qerja etj. P. u zhvillua si shkencë në Shqipëri pas Çlirimit. Janë kryer studime për zbulimin, përhapjen, epidemiologjinë e mjaft sëmundjeve parazitare e mikotike si dhe për rriqnat, mizat, mushkonjat e insekte të tjera. Më 1964 filloi lufta e organizuar kundër qeres, sot kjo sëmundje takohet në raste sporadike. Më 1953 filloi lufta kundër askaridozës dhe pastaj kundër disa helmintozave të tjera (ankilostomozës, teniidozave etj.). Me problemet e P. merret Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë (shih), Instituti i Kërkimeve veterinare, Drejtoritë e Higjienës dhe Epidemiologjisë etj.

(J.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parazitologjia


[cite]