PARTIA NACIONAL—DEMOKRATE
✤ (1924). Grup politik, kundërshtar i reformave demokratike pas fitores së Revolucionit të Qershorit. Në të u grumbulluan elementë reaksionarë. Pjesa kryesore e tyre ishin ushtarakë të nxitur nga reaksioni i brendshëm çifligaro-borgjez dhe nga emisarët imperialistë. P. N. D. ndeshi në kundërshtimin e rretheve demokratike të kohës. Organizata «Bashkimi» (shih) në kongresin e jashtëzakonshëm të saj të nëntorit 1924 mori vendim që ta luftonte P. N. D. në zgjedhjet. Gazeta «Drita» e Gjirokastrës demaskoi lidhjet e saj me «dyert e mëdha» çifligare të Shqipërisë.
(H.Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Partia Nacional—Demokrate
[cite]