PASHKO JOSIF


PASHKO JOSIF
✤ (1918-1963). Veprimtar i shquar i Luftës ANC dhe i ndërtimit socialist. Hero i Punës Socialiste. Anëtar i KQ të PPSH në Kongresin II të Partisë (1952), ministër i Ndërtimit (1954). Lindi më 25.5.1918 në fshatin Vodicë të rrethit të Kolonjës në një familje me tradita atdhetare. Nxënës në Normalen e Elbasanit përqafoi idetë komuniste, të cilat i propagandoi kudo që punoi si mësues, duke qenë në lidhje të ngushta me Grupin Komunist të Korçës. Me themelimin e PKSH, përqafoi menjëherë vijën e saj dhe u hodh në veprimtari të gjerë revolucionare në rrethin e Kolonjës. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj. Sekretar i celulës së parë të PKSH për krahinën Kolonjë-Leskovik dhe më pas sekretar politik i komitetit të Partisë për këtë krahinë (1942), ku u bë një nga figurat më të njohura të Lëvizjes NÇ. Me krijimin e Batalionit partizan «Hakmarrja» (1943) u caktua komisar politik i tij, më pas zëvendëskomisar i Br. IV S dhe shef i seksi nit politik të D II S (1944). U dallua si kuanër politik e ushtarak i aftë, trim dhe organizator.

Pas Çlirimit iu ngarkuan detyra e përgjegjësi të rëndësishme, zëvendësministër i Punëve të Brandshme, zëvendësprokuror i Përgjithshëm, ministër i Kontrollit të Shtetit dhe për një kohë sekretar i KQ të PPSH. Gjatë gjithë jetës së tij si komunist e kuadër ka luftuar me ndërgjegje e besnikëri për të zbatuar në jetë vijën e direktivat e Partisë. Ka dhënë një ndihmesë të çmuar veçanërisht në fushën e ndërtimit. Emrin e tij e mban Kombinati i materialeve të ndërtimit në Tiranë.Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

(M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pashko Josif


[cite]