PATA E EGËR


PATA E EGËR
✤ (Anser brisson). Shpend i familjes së patave dhe rosave (Anatidae), që në Shqipëri paraqitet me specien (Anser anser L.) ose P. e E. e vendit. Ka trup të gjatë 75-85 cm, peshon 3-4.5kg, jne puplim në përgjithësi të përhimë në të murrmë, me barkun më të çelur; sqepin dhe këmbët në ngjyrë të mishit. Në fillim të shek. XX folezonte edhe në Shqipëri; tani është vetëm shpend dimërues (tetor-shkurt). Jeton deri 65 vjet. Vendoset në bregdet, liqenet e zonat kënetore etj., ku ushqehet kryesisht me bimësi të njomë, fara drithërash si dhe bimë të ujit. Ky lloj ka një përshtatje riprodhuese të gjerë dhe mundet të riaklimatizohet mirë në bregdetin shqiptar. P. ‘ është objekt i rëndësishëm i gjuetisë.

(F.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pata E Egër


[cite]