PEDAGOGJIA


PEDAGOGJIA
✤ Shkenca e edukimit, e transmetimit të përvojës njerëzore nga brezi në brez, në radhë të parë e edukimit !të brezave të rinj, por edhe të të rriturve. Krahas karakterit teorik. P. ka eahe karakter të theksuar zbatues, praktik. Si shkencë e veçantë P. është zhvilluar në shekujt e fundit. P. socialiste është shkenca e edukimit komunist (shih). Bazat metodologjike të saj i kanë përpunuar klasikët e marksizëm-leninizmit.

Në Shqipëri si rrjedhojë e pushtimeve të huaja dhe e mungesës së institucioneve të posaçme arsimore, mendimi pedagogjik kombëtar ka pasur vështirësi të mëdha zhvillimi. Në një farë shkalle atë e lca kompensuar P. popullore. Gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare ky mendim bëri hapa të mëdhenj përpara. Rilindësit me idetë dhe veprimtarinë e tyre hodhën bazat e traditave patriotike, liridashëse, iluministe, laike, përparimtare e demokratike të P. shqiptare. Punën e tyre e vijuan më pas, ndonëse në kushte të vështira, mësuesit dhe pedagogët e shquar përparimtarë shqiptarë. Pas Çlirimit, në përputhje me ndryshimet rrënjësore në gjithë jetën e vendit dhe në sistemin arsimor u zbatua dhe u zhvillua më tej P. e re socialiste, duke i çuar përpara traditat e shquara përparimtare të P. shqiptare. PPSH dhe vetë sh. Enver Hoxha kanë dhënë një ndihmë të shquar në mbrojtjen konsekuente dhe në zbatimin e zhvillimin krijues të mendimit pedagogjik marksist-leninist. Në mënyrë të përqendruar ajo pasqyrohet në programin për revolucionarizimin e shkollës, në përvojën e re teorike e praktike që grumbullohet gjatë zbatimit të tij. Një ndihmesë në arritjet e P. sonë të re socialiste, krahas masës së mësuesve e kuadrove të arsimit kanë dhënë Kolë Koci, Hamit Beqja, Bedri Dedja, Shefik Osmani. etj.

(H.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pedagogjia


[cite]