PERLITI
✤ Qelq vullkanik, që ndahet në rruaza tëvogla me shkëlqim perle, me ngjyrë të përhime,, që përmban shumë ujë. Kur bluhet dhe piqet në temperaturë të lartë, fryhet e bymehet duke erritur vëllimin deri 20 herë. Ky P. teknik për

doret si mbushës i betoneve të lehta, si izolues i mirë i nxehtësisë nga -40°C deri në +600°C. Në vend prodhohet P. teknik nga qelqi vullkanik i zi dhe me shumë ujë, që nxirret në vendburimin e Lumbardhës (Pukë). Ai piqet në 900°-1200°C dhe e rrit vëllimin 7-14 herë, duke u kthyer në grimca të lehta të flluskuara e të përhime. Përdoret si material mbushës izolues i nxehtësisë në Kombinatin metalurgjik «Çe!iku i Partisë», në Uzinën e përpunimit të thel)ë të naftës në Ballsh etj.

(l.Tu.—G.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Perliti


[cite]