PETRELA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JL). Qendra e fshatit të bashkuar të P. është në fshatin Mullet (shih). Njihet si vendbanim që rreth 2000 vjet përpara. Kështjella e P. është e shek. IV p.e.r. Ngrihet mbi një kodër shkërnbore 400 m të lartë dhe ka fushëpamje të gjerë. Ana Komnena e përmend në shek. XI me emrin Petrula. Në shek. XIII-XIV ajo mori trajtën e vet dhe u përfshi në pronat e familjes feudale të Topiasve. Në kohën e luftës së popullit shqiptar kundër hordhive osmane. P. shërbeu si parafortesë e Krujës dhe u përfshi në sistemin mbrojtës të Skënderbeut. Aty qëndronte motra e tij, Mamica. Kështjella ka trajtën e një trekëndëshi, me perimetër rreth 100 m dhe përforcohet nga dy kulla të fuqishme rrethore. Hyrja e vetme në anën V. përbëhet nga një korridor i ngushtë dhe i vogël. Brenda kështjellës nga gërmimet (1967) janë zbuluar dy mjedise të vogla, dy stera, ndërsa në anën e jashtme, nga L u gjetën mbeturinat e një nimfeu të shek. III të e.r. Dallohen disa periudha ndërtimi, një kullë e veçuar e shek. V-VI është e ndërtuar me tulla. Në shek. XII P. luajti rolin e një qendre ekonomike për trevën përreth. Në shekullin e kaluar përmendet për mullinjtë e blojës e shkritoren e bronzit, ku punoheshin gëzhoja, shpata, plore, sëpata, këmborë etj. Banorët e Petrelës kanë kundërshtuar sundimin osman, regjimin e A. Zogut dhe pushtimin fashist. Këshilli NÇ u ngrit në korrik 1943. Banorët kanë marrë pjesë aktive në luftën ANÇ. U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar «14 Nëntori». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i dritherave të bukës, dhe ullirit. Sh. Enver Hoxha e vizitoi Petrelën më 14.6.1961. P. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Petrela
[cite]