PETROLOGJIA
✤ Degë e shkencave gjeologjike që merret me prejardhjen, përhapjen, përbërjen, strukturën dhe historinë gjeologjike të shkëmbinjve të ndryshëm që përbëjnë koren e Tokës. Ndahet në P. e shkëmbinjve magmatikë, P. e shkëmbinjve metamorfikë dhe P. e shkëmbinjve sedimentarë ose sedimentologjinë.
P. filloi të zhvillohet në Shqipëri pas Çlirimit, krahas petrografisë (shih). Sot kryhen studime petrologjike nga institucionet kërkimore-shkencore të gjeologjisë dhe nga Fakulteti i Gjeologjisë e i Minierave, ku zhvillohen lëndë të veçanta të P. e seaimentologjisë. Janë kryer sidomos studime për njohjen e strukturës së brendshme të masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë. Janë ndërtuar harta petrologjike e strukturore të disa masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë e bazikë, duke ndihmuar në sqarimin e xeherormbajtjes së tyre. Studime të rëndësishme sedimentologjike janë kryer edhe për flishin dhe sidomos për molasën e Zonës Jonike.
.
(Dh.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Petrologjia