PETROTA GAETANO
✤ (1882-1952). Filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve (Sicili). Punimi i tij Sprovë e fonetikës krahasimtare të gjuhës shqipe (1924) u nderua me një çmim nga Akademia italiane Linçei. Në veprën e vet kryesore Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare (Popolo, lingua e letteratura albanese, 1931), G. P. para’shtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, grarhatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folkiorit, historisë së kulturës. Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa vdiq. Vepra të tjera të tij janë: Letërsia shqiptare dhe arbëreshe (Letteratura albanese e itaioaibanese, 1939), Zhvillimi historik i kuiturës dhe i letërsisë shqiptare (1950), Çështje etniko-gjuhësore greke-shqiptare (1950), botoi bashkë me Pal Skironë disa pjesë të Gj.Buzukut. La dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi, 1938), si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Sicilisë (1942). Veprat e tij kanë pasuri informacioni.
(J.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Petrota Gaetano
[cite]