ALBANOLOGJIA
✤ Tërësia e studimeve që kanë bërë dhe bëjnë studiuesit e huaj për historinë, gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar. Ky term është përdorur gjithashtu edhe për studimet e kryera në këto fusha nga studiuesit shqiptarë.
Shqipëria dhe populli shqiptar, historia, gjuha dhe kultura e tij prej shekujsh kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj. Ato janë bërëobjekt kërliimesh për albanologë të shquar të vendeve të ndryshme. Një pjesë e mirë e tyre i kanë vështruar me objektivitet problemet. shqiptare dhe kanë shkruar studime me vlerë. Por ka pasur e ka edhe albanologë, të cilët, të nisur nga qëllime të paracaktuara kanë mbajtur qëndrime antishkencore dhe antishqiptare. A. lindi si një drejtim i veçantë studimesh për Shqipërinë dhe shqiptarët nga fundi i, shek.
dhe fillimi i shek. XIX dhe u konsolidua sidomos në gjysmën e dytë të shek. XIX. Në një etapë të parë problemet e A. u trajtuan kryesisht në kuadrin e studimeve për Evropën JL, pa u zbërthyer në disiplina të veçanta. Vëmendja e studiuesve në këtë etapë u përqendrua kryesisht në historinë tonë të lashtë, sidomos në problemet e prejardhjes së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe. Një nga figurat kryesore të kësaj etape ishte historiani Johan Tunman, i cili me veprën «Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore» (1774) shënoi një kthesë në studimin e historisë, të gjuhës e të kulturës së popullit shqiptar mbi baza shkencore. Nga fillimi i shek. studimet albanologjike u zgjeruan; u bënë përpjekje sidomos për të njohur më nga afër rrugën e zhvillimit të popullit shqiptar, traditat e tij etnokulturore, duke trajtuar edhe probleme të historisë mesjetare të Shqipërisë (M. Lik, F. Pukëvil, A. Bue, H. Hekar).
Në mesin e shek. XIX vepra që shënoi një etapë të rëndësishme në fushën e albanologjisë qe. «Studime shqiptare» (1853-54) e J. G. Hanit, e cila si për problemet e shumta që trajtoi ashtu edhe për materialet e pasura që solli për historinë, gjuhën, folklorin, etnografinë dhe gjeografinë e Shqipërisë shërbeu si bazë për studimet e mëvonshme albanologjike. Pas J.G. Hanit studiues të tjerë trajtuan një sërë problemesh të historisë mesjetare dhe të re të popullit tonë, duke u mbështetur në burime arkivore më të pasura. Krahas veprimtarisë studimore të mirëfilltë, filloi puna edhe për mbledhjen e botimin e burimeve historike, sidomos të të dhënave arkivore që shërbyen si bazë e shëndoshë për studime të mëvonshme. Por këto studime trajtuan në radhë të parë probleme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e popullit shqiptar me popujt e tjerë dhe pjesë të veçanta të historisë politike të tij. Nuk iu kushtua vëmendje proceseve të brendshme të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit tonë.
Arkeologjia dhe etnografia në këtë periudhë sapo fillojnë të përvijohen si degë të veçanta në gjirin e shkencave historike. Gjetjet arkeologjike bëhen objekt studimi të mirëfilltë vetëm nga filiimi i shek. XX. Në qendër të vëmendjes së këtyre studimeve ishte kultura antike (K. Paçi, K. Prashniker). Për kulturën parailire dhe ilire Si edhe për atë të Mesjetës së hershme kërkimet arkeologjike ishin mjaft të kufizuara. Edhe studimet në fushën e etnografisë gërshetohen xne atë të historisë e të kulturës në përgjithësi. Megjithatë u bënë përpjekje për të zbuluar kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve dhe për t’i vështruar ato në plan ballkanik, në lidhje me kulturën e popujve fqinjë
Në fushën e gjuhësisë trashëgimi albanologjik është më i pasur. Lindja e gjuhësisë historike-krahasuese e vuri studimin e shqipes mbi baza shkencore që prej mesit të shek. XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, F. Bopi provoi në mënyrë të argumentuar karakterin indoevropian të gjuhës shqipe. Pas tij një varg dijetarësh të njohur të shkollave të ndryshme gjuhësore, ndër të cilët u shqua G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli, dhanë ndihmesë me rëndësi për studimin e aspekteve të veçanta të gjuhës shqipe. Me studimet e tyre u përcaktua më për së afërmi vendi i shqipes në familjen gjuhësore indoevropiane, u trajtuan kryesisht problemi i origjinës së shqipes dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera ballkanike, duke vënë në dukje sidomos ndikimin e gjuhëve të tjera mbi shqipen dhe më pak ndikimin e shqipes mbi to. Hapa të rëndësishme u bënë në fushën e leksikologjisë historike e të studimeve etimologjike, duke dalluar në leksikun e shqipes shtresën e leksikut autokton nga shtresat e huazuara etj. Vëmendje iu kushtua edhe fonetikës historike. Problemet e morfologjisë u trajtuan më pak, ndërsa ato të sintaksës pothuaj nuk u prekën. Studimet për folklorin u zhvilluan në lidhje të ngushtë me ato për gjuhën. Mbledhja e krijimtarisë gojore poetike të popullit tonë dhe botimi i saj në fillimet e veta ka shërbyer më tepër për njohjen e gjuhës shqipe e të visarit të saj leksikor. Studime të mirëfillta për folklorin gojor e muzikGr pati pak.
Një etapë e re e studimeve albanologjike fillon me çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetif popullor. Me kujdesin e drejtpërdrejtë të PPSH u ngritën institucione kërkimore-shkencore për fusha të ndryshme, biblioteka, arkiva, atj. dhe studimet për problemet shqiptare i morën në dorë në radhë të parë vetë studiuesit shqiptarë. Studimet në këto fusha, të mbështetura në metodologjinë marksiste-leniniste, morën karakter sistematik dhe u ngrit niveli i tyre shkencor.
Qendra e studimeve për problemet e historisë, të arkeologjisë, të gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës popullore të shqiptarëve është bërë sot Tirana. Kërkime e studime me vlerë në këto fusha kanë bërë e po bëjnë edhe studiuesit shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe studiuesit arbëreshë. Edhe veprimtaria e albanologëve të huaj gjatë kësaj periudhe është rritur, duke u mbështetur gjithnjë e më shumë në arritjet e shkencës shqiptare. Janë ngritur qendra studimi e katedra pranë disa universiteteve e akademive të vendeve të ndryshme të Evropës. Me studiuesit objektivë të këtyre qendrave albanologjike mbahen lidhje të vazhdueshme, ata marrin pjesë në veprimtaritë kryesore ndërkombëtare dhe kombëtare që zhvillojnë institucionet tona në këto fusha.
(A. D.-S. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Albanologjia