PICARI ÇELO
✤ (1801-1880). Kapedan i fshatarësisë shqiptare. Emrin e vërtetë e kishte Xhelii Mehmeti. Lindi në Picar të Kurveleshit. Shërbeu në oborrin e Ali Pashës, i qëndroi atij besnik deri në fund duke luftuar në Tepelenë e Janinë kundër osmanëve. Mori pjesë në kuvendin e Beratit (1828), ku u vendos të mos i jepeshin ushtarë sulltanit. Në pranverë të v. 1833 së bashku me Tafil 3uzin, Zenel Gjolekën, Balil Neshën, Çobo Golemin etj. në krye të çetave shqiptare, u përlesh me forcat osmane në afërsi të fshatrave Kakavijë, Guver, Peshkopi. Në vjeshtë të v. 1833. në Luzat të Tepelenës, çeta e Ç. P. shkatërroi një repart ushtarësh osmanë. Ai mori pjesë në kryengritjen fshatare të v. 1847 dhe pas shtypjes së saj u internua në Anadoll. Në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u burgos disa herë. Pas lirimit mori pjesë në Kryengritjen e Thesaiisë si njëri nga komandantët e kryengritjes. U strehua në Athinë ku edhe vdiq.
(K. X,—P. Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Picari Çelo
[cite]