PIONIERËT


PIONIERËT
✤ Fëmijë të moshës 9-14 vjeç, që janë anëtarë të Organizatës «Pionierët e Enverit» (shih). P. vijnë nga radhët e fatosave (shih). Pas pranimit, pionierit i dalin një varg detyrash: të plotësojë me ndërgjegje betimin përpara flamurit dhe shokëve të tij, të njohë traditat revolucionare të popullit tonë, të luftës dhe të punës, të edukohet me cilësitë më të larta moralo-politike, të mësojë me zell, për të fituar sa më shumë dije; të përgatitet fizikisht e të jetë gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e atdheut socialist, të marrë pjesë në jetën shoqërore, të mos pajtohet me mendimet, zakonet e shfaqjet e huaja, të përgatitet si luftëtar për çështjen e socializmit e të komunizmit. Pionieri merr pjesë në të gjitha punët e skuadrës, kompanisë dhe çetës ku bën jetën e organizatës dhe ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet si anëtar i shtabit të kompanisë a të çetës. (S.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pionierët


[cite]