PIRGU
✤ Fshat në rrethin e Korçës (V). Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Veliternë, Shqitas (Çaushlli), Qershizë (Çereshnik), Kakaç, Sovjan, Zvirinë, Leminot, Memel (Manastirec), Shkozë, Këmbëthekër, Beras, Zboq, Bubuq p Novoselë; popullsia gjithsej 9440 banorë. Nga gjetjet arkeologjike në kuotën «Qafa e Kuilës* dëshmohet si vendbanim ilir i kohës së hekurit. Banorët kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi. Gjatë Luftës ANÇ u krijua njësiti gueril. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar «Udha e Leninit». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit dhe rritja e bagëtive të imëta. P. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pirgu


[cite]