PISHINA
✤ Pellg i madh me ujë, i ndërtuar dhe i pajisur posaçërisht për not. Ka gjatësi 25 m ose 33 m dhe P. olimpike 50 m me gjerësi 21 m. Thellësia mesatare është 2 m, për kërcimet nga trampolina 3,5-5,5 m. P. e parë sportive në Shqipëri është ndërtuar pas Çlirimit më 1954 në Korçë. Sot ka 5 P. sportive me gjatësi 50 m dhe dy të mbuluara në Durrës e në Shkodër. Në bregdetin e Sarandës e të Vlorës, në liqenin e Pogradecit e të Tiranës janë ndërtuar vende të posaçme për garat e notit.
(G.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pishina
[cite]