PISHKASHI


PISHKASHI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në VP të Përrenjasit. Në lagjen Komicë gjendet një vendbanim i lashtë. Në Gurin e Pishkashit (Monument Kulture) janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së mesjetës së hershme. Këshilli NÇ u ngrit në vitin 1943. Në maj 1943 partizanët e çetës së Bërzeshtës shkatërruan kantierin e shfrytëzimit të hekurnikelit të shoqërisë «Ferralba». Koop. bujqësore u ngrit më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë është pro-dhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Zona është e pasur me mineral të hekurnikelit, shfrytëzimi i të cilit ka filluar që më 1357. P. ka shkollë 8-vjeçare, muze historik, shtëpi kuiture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pishkashi


[cite]