PJEPRI
✤ (Cucumis melo L.). Bimë barishtore monoike njëvjeçare e familjes kungullore (Cucurbitaceae) me kërcell zvarritës me qimëza, deri 3 m të gjatë, me gjethe si zemër në bazë me 3-7 vriguj, me lule njëseksore të verdha. P. është bimë me pjalmim të kryqëzuar. Bën fryt në formë, madhësi e ngjyrë të ndryshme. Ka një mori kultivarësh të njohur me emra vendi, si P. Qarrës, P. dimërakë, P. i Goranzisë, P. farashuk i Korçës, Kastrioti i Peshkopisë, Kallmi etj. P. të freskëta e të kulluara. Rritja e P. në vend ka traditë të lashtë. Fryti i tij i shijshëm, aromatik, freskues ka vlera ushqyese. Përmban 7-16% sheqer, vitaminë C etj. Ka veti dietike e kuruese. Nga P. mund të merret një rendiment 100-400 kv/ha dhe të konsumohet që nga qershori e deri në janar-shkurt.
(H.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pjepri
[cite]