PLASA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në rrëzë të malit të .Moravës. Qendër e fshatit të bashkuar ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Rëmbee, Tërovë, Rov, Pendavinj, Burimas (Gollobërdë) dhe Zemblak, popullsia gjithsej 7630 banorë. Këshilli NÇ u formua në nëntor 1942. Mbi 50 fshatarë u rreshtuan në forcat partizane. Koop. bujqësore u ngrit në mars 1956. Plasa është qendër e JVB (shih) Heroinë e Punës Socialiste. Drej timi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, patateve, rritja e gjedhit dhe e bagëtive të imëta. Është e përmendur në shkallë kombëtare për rendimente të larta të prodhimit dhe për përvojën e organizimit të prodhimit. P. ka shkollë të mesme bujqësore, njësi tregtare e komunale, shtëpi kulture, qendër të shërbimit shëndetësor.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plasa


[cite]