PLASHNIKU


PLASHNIKU
✤ Fshat në rrethin e Beratit (J) në skajin JL të Shpiragut. Është fshat i vjetër, ruhen rrënojat e kalasë mesjetare të P. Këshilli NÇ u ngrit në janar 1943. Këtu u formua çeta partizane e Shpiragut dhe janë bërë disa luftime. Kolektivizimi u bë më 1960. Koop. e bashkuar u formua më 1972 dhe përfshin sektorët P. 1 si qendër dhe P. 2. Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit, rriten perimet e pemët frutore. Në blegtori vendin kryesor e zënë dhitë. P. ka 2 shkolla tetëvjeçare, shtëpi kulture, spital, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plashniku


[cite]