PLASA ILIA


PLASA ILIA
✤ (19I7-1S75). Inxhinier ndërtimi, i njohur për veprimtarinë shumëvjeçare, drejtuese e zbatuese në veprat e bonifikimit, Hero i Punës Socialiste. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes (Korçë) dhe të lartën në Itali (Torino). Me kthimln në atdhe më 1944 dha ndihmë të çmuar për rindërtimin e urave dhe të rrugëve të shkatërruara nga pushtuesit nazifashistë. Ka punuar si organizues dhe drejtues në fushën e ndërtimeve të bonifikimeve në ndërmarrjen e bonifikimeve në Durrës, në zbatimin e punimeve të bonifikimit të Myzeqesë, digës së Vlashukut, kanalit «Naum Panxhi», kanalit Vjosë-Levan-Fier. bonifikimit të Vurgut, Thumanës, si dhe të mj aft veprave të mëdha ujitëse të vendit

(J-Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plasa Ilia


[cite]