PLAZHET
✤ Sipërfaqe të rrafshta në breg të detit ose të liqenit, të formuara nga veprimtaria e dall-gëve dhe të përbëra prej rëre të imët, zhavorri
Para Çlirimit në Shqipëri vetëm në P. e Durrësit kishte disa ndërtime të pakta. Sot funksionojnë P. në mjaft pika të bregdetit Adriatik (Velipojë, Shëngjin, Patok, Currila, Durrës, Golem, Bivjakë, Seman, Vlorë, Uji i Ftohtë (Vlorë), Jonufër) e Jon (Dhërmi, Himarë, Borsh, Sarandë), në brigje të liqeneve (Shirokë, Pogradec) dhe të disa lumenjve. Për punonjësit janë ngritur hotele, ndërtesa shumëkatëshe, kabina familjare e ditore dhe shtëpi pushimi. P. shfrytëzohen edhe nga qindra mijëra punonjës për pushime ditore e javore. Në to janë organizuar shërbimet komunale, shërbimi shëndetësor, rrjeti tregtar, postëtelekomunikacioni etj.
(V.Ja.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plazhet
[cite]