PLAZHI I DURRËSIT
✤ Plazhi kombëtar më i madh T vendit. Shtrihet 4 km nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Ka rërë të imët, dhe gjerësi të shfrytëzueshme mesatarisht rreth 150-180 metra. Thellësia e ujit rritet gradualisht, fundi ranor i detit është me pjerrësi të vogël dhe mjaft i përshtatshëm për banja. Për pushimin e punonjësve janë vënë në përdorim shumë ndërtesa e kabina, disa hotele turistike dhe shtëpi pushimi për pionierë dhe punonjës. Janë të organizuara të gjitha llojet e shërbimit komunal, tregtar, shëndetësor, postëtelekomunikacionit etj. Shfrytëzohet edhe si plazh ditor nga dhjetëra mijëra njerëz nga qendrat e banuara të afërta.
(V.Ja.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plazhi I Durrësit
[cite]