PLEHRAT KIMIKE


PLEHRAT KIMIKE
✤ Produkte kimike me elemente kryesore ushqyese (azot, fosfor e kalium) që përdoren në tokat bujqësore për shtimin e pjeIlorisë. Prodhimi në vend i P. K. me azot e fosfor rilloi në v. 1967, me ngritjen e Uzinës së superfosfatit në Laç dhe të uzinës, «Gogo Nushi» në Fier. Me zgjerimin e Uzinës së Eierit, me ngritjen e një fabrike për prodhimin e uresë si dhe me fuqizimin e Uzinës së Laçit sasia e P. K. të azotuara e të fosfatuara në vend u rrit shumë. Më 1982 sasia e plehut fosfatik ishte 1.5 herë më e lartë se në 1970 dhe 1.3 në krahasim me v. 1975, ndërsa nitrati i amoniumit i prodhuar në 1982 ishte 1.4 herë më shumë se në 1970. Sulfat amonium si produkt të dytë, jep Uzina e kokut pranë kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë», Elbasan si nënprodukt i përpunimit të gazit të kokut.

Me aftësinë prodhuese të ind. së P. K. përballohen nevojat në rritje të bujqësisë. Lënda e parë (hidrogjeni) për ind. e produkteve të azotuara nxirret nga përpunimi i naftës dhe i gazit natyror, kurse ajo për superfosfatin (fosforitet) deri më sot importohet. Punohet për studimin e shfrytëzimin në ind. të fosforiteve të varfra të vendit. Kohët e fundit është futur në praktikë edhe bluarja e imët e lëndës së parë fosfatike të vendit dhe shpërndarja e saj në tokat .bujqësore, ‘kryesisht me karakter acid. Perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të ind. së P. K. në vend janë të mëdha. Në Laç është në ndërtim një fabrikë e dytë për prodhimin e superfosfatit. Nga plehrat e kaliumit, importohen sasi të pakta kloruri e sulfati, meqenëse tokat bujqësore kanë përmbajtje të kënaqshme të kaliumit, që ka prejardhje nga shpërbërja e mineraleve të tipit të feldspateve. Janë duke u bërë eksperimente për futjen e disa oligoelementeve (krom, mangan, nikel etj.) në proceset e plehërimit të tokave bujqësore.

(Dh.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plehrat Kimike


[cite]