PLEHËRIMI


PLEHËRIMI
✤ Hedhja në tokë e lëndëve organike ose minerale për të përmirësuar tokën dhe për të ushqyer bimët. Përmirësimi i tokës përfshin neutralizimin kur toka është acide, shkripëzimin, rregullimin e .strukturës, të . cilësive kimike, fiziko-ujore, biologjike etj. P. krijon mundësi për gjallërimin e fuqizimin e proceseve biologjike të tokës, si p.sh. fiksimi i azotit të ajrit, kalimi i lëndëve ushqyese në gjendje të asimilueshme për bimët etj. Tokat në Shqipëri përgjithësisht janë relativisht të pasura me kalium dhe të varfra në lëndë organike, azot dhe fosfor, prandaj P. është domosdoshmëri për bujqësinë intensive. Mënyra e hedhjes së plehravs (shih) varet nga thellësia që kërkohet për vendosjen e plehrave në tokë dhe nga shpërndarja në sipërfaqe. P. mund të bëhet në gjithë sipërfaqen, në rresht, në brazda, në lenta, në shtresa të ndryshme, në fole ose gropa etj. Sipas kohës kundrejt punimeve bujqësore dallohen: a) P. bazë që përfshin P. para mbjelljes (para plugimit, diskimit, frezimit ose kultivimit). Si rregull në P. bazë hidhen plehra organike, fosfatike, të kaliumit dhe një pjesë e plehrave azotike. b) P. shoqërues, bëhet bashkë me mbjelljen. c) P. plotësues, bëhet gjatë periudhës së vegjetacionit të bimëve. Si rrëgull përdoren plehra azotike dhe nganjëherë ato fosforike e të kaliumit. Po në këtë kohë përdoren dhe plehrat organike të lëngshme. P. hëhet në disa duar sipas kulturave dhe kushteve klimatike-tokësore. Në P. plotësues hën pjesë dhe P. gjethor, në të cilin plehrat nuk hidhen në tokë, por mbi gjethet e bimëve me spërkatje (duke i tretur në ujë) ose pluhurosje. P. ndikon në ruajtjen e rritjen e pandërprerë të pjellorisë së tokës, rritjen e rendimentit të kulturave bujqësore dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit. Plehërimi bëhet mbi njohjen e kimisë së tokës, bimës që plehrohet, plehrave dhe kushteve klimatike të zonës së kultivimit. P. bëhet me makina plehruese dhe me dorë. Makinat shërbejnë për shpërndarjen e plehrave në sipërfaqe para mbjelljes ose për hedhjen e tyre të lokalizuar (në thellësi) së bashku me mbjelljen dhe gjatë ushqimit plotësues në periudhën e vegjetacionit të bimëve. Për shpërndarjen në sipërfaqe përdoren: rimorkiot shpërndarëse të plehut organik, shpërndarëset e plehut të lëngshëm etj. Makinat shpërndarëse të plehrave prodhohen në vend duke filluar që nga v. 1974. (A.Da.—L.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plehërimi


[cite]