PLEHRAT
✤ Lëndë organike ose minerale, që përmbajnë elemente ushqyese për himët dhe që hidhen në tokë ose në pjesën mhitokësore të himëve (plehrimi gjethor) për të rritur pjellorinë e tokës. Përmbajnë makroelemente (azot, fosfor, kalium, kalcium etj.) ose oligoelemente (hakër, zink, bor, molibden, manganez etj.). Ndahen në organike dhe kimike P. organike janë me veprim të gjithanshëm, përmirësojnë vetitë biologjike, kimike dhe fiziko-ujore të tokës. Përfshijnë P. e stallës, fekalet e kompostimet e tyre, torfën, humusin e pyllit, plehërimin e gjelbër, hedhurinat e qytetit, disa nga mbeturinat e ind. si dhe P. bakteriale. Në P. kimike, të cilat u prodhuan artificialisht në shek. XIX, përfshihen P. azotike, fosfatike, të kaliumit, P. komplekse, gëlqerorët e ndryshëm, oligoplehrat dhe mbeturinat e ind. që përmbajnë lëndë ushqyese për bimët në formë minerale. P. veprojnë drejtpërsëdrejti te bimët, të tilla janë plehrat azotike, fosfatike etj. ose veprojnë tërthorazi si gëlqerja që ul aciditetin e tokave, gjipsi që ul kripshmërinë etj. Në Shqipëri përdorimi i P. kimike i kombinuar ky me veprimin e faktorëve të tjerë agronomikë, ka dy dhe trefishuar rendimentin e kulturave bujqësore. Rëndësi ka përdorimi i përzier i P. kimike me ato organike. Prodhimi i P. kimike në vend ka filluar më 1967 (shih: Plehrat kimike). Sot prodhohen P. azotike, fosfatike etj. Përdoren mesatarisht rreth 150-160 kg/ha lëndë aktive P. minerale dhe rreth 90-100 kv/ha P. organike në vit.
(A.Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plehrat
[cite]