PLENUMET E PPSH


PLENUMET E PPSH
✤ Forume udhëheqëse të Partisë në shkallë vendi (plenumet e KQ të PP3H) dhe në shkallë rrethi (plenumet e Komitetit të Partisë të rrethit). Plenumet e KQ të PPSH, si forume të larta të Partisë, shqyrtojnë problemet më të rëndësishme politike, ideologjike, organizative, ekonomike, kulturore, ushtarake etj., që preokupojnë Partinë dhe vendin në periudha të caktuara. Mblidhen sipas Statutit të Partisë jo më rrallë se një herë në gjashtë muaj.

Plenumet e Komitetit të Partisë të rrethit janë forume që udhëheqin midis dy konferencave gjithë punët e Partisë në rreth. Mblidhen jo më rrallë se një herë në katër muaj. Në veprimtarinë e tyre udhëhiqen nga vendimet dhe direktivat e PPSH dhe të organeve të saj të larta. PPSH ka marrë masa për të rritur rolin udhëheqës të plenumeve; për vënien e tyre në raport të drejtë me byrotë, sekretarët dhe aparatet; për përsosjen e metodës dhe stilit në punë, për përmirësimin e përbërjes shoqërore etj. (P.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumet E Ppsh


[cite]