PLENUMI XI I KQ TË PKSH


PLENUMI XI I KQ TË PKSH
✤ shtator 1948. Zhvilloi punimet nga 13 gjer më 24 shtator 1948. U mblodh për të likuiduar ndërhyrjen brutale të udhëheqjes revizioniste jugosllave në punët e brendshme të Partisë dhe të vendit tonë. Analizoi gjerësisht vijën politike dhe organizative të Partisë nga koha e themelimit të saj, zbuloi gabimet që ishin bërë pas Çlirimit të vendit si pasojë e kësaj ndërhyrjeje dhe e punës armiqësore të grupit agjenturor të Koçi Xoxes, vuri në dukje shkaqet e burimet e tyre dhe përcaktoi masat për ndreqjen e tyre, si dhe për kthesën që diktohej nga rrethanat e reja të krijuara me zbulimin dhe demaskimin e revizionizmit jugosllav.

P. bëri të qartë se Partia kishte ndjekur që nga themelimi i saj një vijë të drejtë marksiste-leniniste, e cila qëndronte në bazën e të gjitha fitoreve të arritura në Luftën ANÇ dhe në vitet e ndërtimit të shoqërisë socialiste. Shtrembërimet e veçanta që u dukën si pasojë e ndërhyrjes jugosllave nuk kishin cenuar thelbin e vijës së Partisë. Kjo ndërhyrje dhe veprimtaria trockiste e K. Xoxes kishin bërë që vija organizative e Partisë, duke filluar nga Plënumi II i Beratit, i nëntorit 1944 (shih), të fillonte të shtrembërohej dhe gradualisht shtrembërimet shndërroheshin në një vijë përgjithësisht jo të drejtë. P. dënoi prapaskenën e Beratit, dënoi dhe zhvlerësoi si antimarksiste e antiparti shumicën e vendimeve të Plenumit të II dhe të gjitha vendimet e marra në Plenumin VIII të KQ të PKSH të shkurtit 1948. P. nxori në shesh dhe dënoi qëllimet antimarksiste, antishqiptare, nacional-shovihiste e kolonialiste të revizionistëve jugosllavë kundrejt RP të Shqipërisë, të cilët donin ta kthenin vendin tonë në një repubiikë të shtatë të Jugosllavisë. P. i kushtoi vëmendje të veçantë analizës së shtrembërimeve që ishin bërë në vijën organizative të Partisë si pasojë e ndërhyrjes brutale të revizionistëve jugosllavë dhe të veprimtarisë armiqësore të grupit të K. Xoxes. P. theksoi se duke mbajtur njëkohësisht edhe funksionin e sekretarit organizativ të Partisë dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme, K. Xoxe, -si përçues i vijës jugosllave, e përdori këtë post për ta vënë Partinë në kontrollin e organeve të Sigurimit të Shtetit, për të zbatuar në Parti metoda të drejtimit policor, duke shkelur rëndë centraIizmin demokratik në Parti dhe në shtet, që kishte sjellë si pasojë mbytjen e kritikës e të autokritikës parimore, dobësimin e disiplinës në Parti.

P. XI i KQ të PKSH u dha fund të gjitha shtrembërimeve e gabimeve në vijën politike dhe organizative të Partisë. Ai ngarkoi organizatat e Partisë të zhvillonin një punë të gjerë propagandistike për t’ua bërë të qartë masave punonjëse se armiku kryesor i EPSH dhe i gjithë njerëzimit ishin imperialistët amerikanë dhe anglezë, për t’u shpjeguar atyre tradhtinë e udhëheqjes revizioniste jugosllave me Titon në krye ndaj marksizëm-leninizmit dhe kampit socialist, veprimtarinë e saj armiqësore kundër PKSH dhe RPSH. Për normalizimin e jetës së PKSH u vendos Iegalizimi i menjëhershëm i saj, si forca e vetme uahëheqëse e gjithë jetës së vendit, rifillimi i botimit të gazetës «Zëri i popullit», organ i KQ të Partisë, thirrja e Kongresit I dhe zbatimi i parimeve e normave marksiste-Ieniniste në Parti. Plenumi XI shënoi fillimin e një kthese të thellë në jetën e Partisë, rivendosi unitetin në udhëheqje, rriti autoritetin e Partisë. P. mori masa për të zhdukur ndikimin e revizionistëve jugosllavë në sektorin socialist të ekonomisë dhe porositi që të vihen të gjitha forcat për realizimin e tejkalimin e detyrave të planit, në bazë të korrigjimeve që iu bënë atij. P. vendosi të hiqet nga qarkullimi rezolucioni antimarksist i Plenumit VIII si dhe gjithë materialet që kishin të bënin me të.

(Q.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Xi I Kq Të Pksh


[cite]