POSTA KUFITARE E VIDOHOVËS
✤ Një nga postat kufitare me aktivitet më të gjerë luftarak, «Hero i Popullit». U krijua në nëntor të vitit 1945, në hyrje të fshatit Vidohovë, të rrethit të Korçës, për ruajtjen dhe mbrojtjen e një sektori të caktuar të kufirit shtetëror. Efektivi i kësaj poste qysh me krijimin e saj u dallua për luftën dhe përpjekjet që bëri për kapjen dhe asgjësimin e shkelësve të kufixit dhe përballimin e provokacioneve armike.
Më 2 gusht 1949 të 36 kufitarët që përbënin efektivin e kësaj poste përballuan me sukses sulmet e tre batalioneve të forcave monarko-fashiste greke, të mbështetura edhe nga forca të tjera, nga artileria dhe aviacioni armik. Megjithëse të paktë në numër, kufitarët e kësaj poste, duke luftuar heroikisht, të mbështetur dhe nga repartet e Ushtrisë Popullore, e bënë lartësinë 1309 në rajonin e Vidohovës një pengesë të pakapëreyeshme dhe varr për armikun. Në këtë luftë armiku pati rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe 3 robër. Në luftimet që u zhvilluan në këtë sektor ra heroikisht oficeri trim Memo Nexhip Bejko (shih).
(A.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Posta Kufitare E Vidohovës