POSTAT
✤ Institucione shërbimi për pranimin dhe dorëzimin e të gjitha llojeve të letërkëmbimit dhe kolipostave, për pranimin e urdhër-pagesave si dhe përpunimin, transportimin e shpëmdarjen e organeve të shtypit.
Në Shqipëri shërbimi i P. filloi të marrë zhvillim sidomos pas Shpalljes së Pavarësisë. Me daljen e pullës postare të parë shqiptare (1913) dhe më pas (1922) me pjesëmarrjen e vendit tonë në Bashkimin Postar të Përbotshëm (UPU), shërbimi i P. u organizua më tej, duke patur parasysh edhe rregulloret e UPU sidomos në marrëdhëniet postare me shtetet e tjera. Megjithatë para Çlirimit, shërbimi postar nuk pati ndonjë zhvillim të dukshëm. Në të gjithë vendin vepronin gjithsej 68 zyra postëtelegrafonike, sidomos në qytetet kryesore. Pas Çlirimit shërbimi postar u shtri në të gjitha qendrat e fshatrave të bashkuara dhe sot numri i zyrave të PT ka arritur në 567. Ndërsa më 1938 një zyrë shërbente për 15300 banorë, më 1982 çdo zyrë u shërben më pak se 4500 banorëve.
(S.Ça.—Mi.K.—I.Gi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Postat