POSTOLI FOQION


POSTOLI FOQION
✤ (1889-1927). Shkrimtar dhe atdhetar. Pasi mori mësimet e para në Korçë, mërgoi në SHBA ku zhvilloi një veprimtari të gjallë patriotike si sekretar i një dege të federatës «Vatra». Më 1921 u kthye në Shqipëri. Krijimtaria e F. P. luajti rol të rëndësishëm në formimin e romanit shqiptar. Në faqet e gazetës «BieIli» botoi si nënfletë romanet Për mbrojtjen e Atdheut (1919) dhe LuIja e kujtimit (1922), të cilat më pas qarkulluan si libra më vete. Veprat e F. P. i marrin ngjarjet nga lufta për pavarësi. Në themel të subjekteve të tyre është zakonisht historia e dashurisë së dy të rinjve, që pengohet prej pabarazisë shoqërore. Në «Lulja e kujtimit», vepra e tij më në zë ku spikat prirja realiste, F. P. vegjëlinë e paraqitisi forcën kryesore të luftës për çlirimin kombëtar. Komani u bë një ndër veprat më të njohura në vitet 20-30. F. P. shkroi edhe pjesët dramatike: cDetyra e mëmës» dhe «Martesa e një avokati»; më pas ktheu në dramë romanin «Lulja e kujtimit». Me subjektin e «Lules së kujtimit» pas Çlirimit është kompozuar nga K. Kono opera me të njëjtin titull.

(N.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Postoli Foqion


[cite]