RRETHI I POGRADECIT


RRETHI I POGRADECIT
✤ Shtrihet në pjesën JL të Shqipërisë dhe bën pjesë në Krahinën Malore Qendrore. Sipërfaqja 725 km2. Popullsia 62.800 banorë. Përfshin: qytetin e Pogradecit, qendër e rrethit, 64 fshatra të grupuara në 16 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 86,5 banorë për km2, 23.3% e popullsisë banojnë në qytet, kurse 76,7% banojnë në fshat. Shtesa natyrore 2,04%. Mbizotëron relievi malor, me lartësitë 600-1000 metra. Maja më e lartë e zonës malore është Guri i Topit (2373 m), Zona kodrinore shtrihet në periferinë e pellgut të Pogradecit dhe në pjesën paramalore të Malit të Thatë, me kodra të veshura me pyje gështenje, e të mbjella me vreshta, plantacionç mollësh etj. Luginat kryesore: e rrjedhës së sipërme të Shkumbinit, e përroit të Çeravës. Zona kryesore fushore është fusha e Buçimasit. Lumi i vetëm që e përshkon është Shkumbini (pjesa e sipërme). Përveç Liqenit të Ohrit (shih) ndodhen edhe’ liqenet e Lukovës (me origjinë akullnajore). Ka ujëra të shumta nëntokësore, rrëzë kodrave të Tushemishtit, të Gurasit, të Linit. Klima është mesdhetare malore. Pellgu i P. i mbyllur nga zona malo^ dhe me liqenin përbën një zonë mikroklimatike të veçantë. Temp. mesatare vjetore 11°C, mesataret e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë arrijnë përkatësisht 2.2° dhe 21.4°C. Sasia mesatare e reshjeve 765 mmr kryesisht në dimër e në vjeshtë. Erërat lokale: Kriveci nga VP dhe e Lenijes me drejtim P-L. Pasuritë natyrore kryesore janë hekur-nikeli dhe qymyrguri, në zonën kodrinore dhe P të Mokrës, ka edhe rëra me përmbajtje të lartë kuarci. Ka masive të mëdha pyjore, kullotat zënë 2% tësipërfaqes së rrethit. Tokat janë kryesisht të kafenjta.

Rr. i P. është rreth industrial-bujqësor, nëstrukturën e ekonomisë industria jep 43.3% tëprodhimit të përgjithshëm shoqëror. Ind. është zhvilluar gjatë viteve të pushtetit popullor. Prodhimi i v. 1938 sot jepet vetëm në 3 ditë. Vendirt më të rëndësishëm e zë ind. minerare. Minierat e hekur-nikelit në Gur të Kuq, Çervenakë japin mbi 45% të prodhimit të hekur-iiikelit të Republikës dhe 20% të prodhimit të përgjithshëm tëind. së rrethit. Minierat e qymyrit të gurit të tipit linjit (Alarup, Dardhas, Vërdovë) japin’ 13% të prodhimit të përgjithshëm të ind. së rrethit. Ind. e tjera përfaqësohen nga ajo e pasurimit të hekur-nikelit, ind. mekanike, e materialeve tëndërtimit, e përpunimit të drurit. Ind. ushqimore(21,5%) përfaqësohet nga fabrikat e miellit, bukës, qumështit, verës, konservimit të frutave. Ind. e lehtë përfaqësohet nga fabrika e trikotazhit dhe e prodhimit të veshmbathjeve. Rrugët kryesore: Pogradec-Elhasan, Pogradec-Korçë si dhe hekurudha Guri i Kuq-Elbasan.

Bujqësia jep 29% të prodhimit të përgjithshëmshoqëror të rrethit. Ka 16 koop. të bashkuara, k KTL dhe 1 NB. Kulturat kryesore: drithërat e bukës, perimet, panxhari i sheqerit, frutat. Nëkëtë rreth rritet sumbullorja (shih). Bimët e arave zënë 66.3% të tokës në kulturë, frutikultura 14.7%, vreshtaria 13%. Në blegtori rriten lopët dhe të imtat, është e zhvilluar edhe bletaria. Me mjete të mekanizuara kryhen 96.2% të plugimit të tokës, 22.7% të prashitjes, 100% e shirjeve, 68.3% e mbjelljeve. Ujiten 40% e tokave të punueshme. Janë ndërtuar 66 ujëmbajtës dhe mjaft stacione elektropompash. Ujëmbledhësit kryesorë janë i Mujazës, i Petrushit, i Grabovës etj.

Popullsia e Rr. të P. ka tradita të mira në punimin e drurit e të gurit. Veshjet kanë qenë të larmishme; tipike është veshja e grave të Mokrës së sipërme me gunë të barahë, këmishë të bardhë me qëndisma në gjoks, çorape leshi të gjata me ngjyra; Mokra e poshtme dhe Lini kanë jelek të bardhë, këmishë të bardhë me pala, çorape me ngjyra e me motive gjeometrike, ndërsa në Niçë e Llëngë mbahej guna e zezë, përparsja e zezë e shamia e zezë. Vallet janë luajtur veç për burrat e veç për gratë; përgjithësisht shoqërohen me këngë, karakteristike janë vallet dyshe dhe e njohur është vallja e shpatave (Radokal). Banorët e rrethit janë shquar në luftërat për liri e pavarësi dhe në lëvizjen për arsimin kombëtar. Sot në çdo fshat ka shkollë të ciklit të ulët, ka 37 shkolia 8-vjeçare, 8 shkolla të mesme, 86 kopshte fëmijësh. Vepron dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bërthama e historianëve dhe arkeologëve, ka 53 muze, pallat kulture, kinema, 127 biblioteka, estradë profesioniste, teatër amator, teatër kukullash, stadium dhe këndi i lojërave me dorë (në Pogradec), stacion bujqësor eksperimental. Më 1938 kishte vetëm 1 mjek, sot ka 1 mjek për 680 banorë, 4 spitale, 48 reparte lindjeje, 69 ambulanca, 22 klinika stomatologjike, 11 farmaci, 4 laboratorë. Buzë liqenit të Ohrit janë ndërtuar shtëpi pushimi për punëtorët e pionierët; qendra turistike e Drilonit me mjedise të bukura. Rr. i P. ka rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Pogradecit


[cite]