POVELÇA


POVELÇA
✤ Fshat i ri në rrethin e Fierit (P) pranë detit Adriatik. Banorët e parë u vendosën në fillim të shek. XVIII pranë tokave të kënetës së Laçajt. Pas përfundimit më 1967 të bonifikimit të kënetës u ngrit një sektor i NB të Levanit (shih). Filloi ndërtimi i një qendre të re banimi (në fillim me emrin Hoxharë), në të cilën më 1975 erdhën 130 të rinj e të reja nga qyteti, duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë për të jetuar e punuar në fshat. Në korrik 1976 u krijua NB e Povelçës, që ka një sektor të dytë në Sheq Marinës. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe në blegtori rritjen e gjedhit për mish. Më 1976 u ngrit laboratori për shkripëzimin e tokave dhe më 1983 një kompleks i ri për rritjen e viçave. Ka ofiçinë për traktorët dhe makinat bujqësqre. P. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qenaër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Povelça


[cite]