PPOPAGANDA FIDE


PPOPAGANDA FIDE
✤ Institucion i themeluar më 1622 prej Vatikanit për të bashkërenduar e drejtuar veprimtarinë për përhapjen e katolicizmit në kolonitë dhe për-tëritjen e kishave katolike në vendet e pushtuara prej osmanëve. Me këtë qëllim P. F. ngriti më 1634 misionet e saj edhe në Shqipëri me klerikë vendas e të huaj, të përgatitur në shkolla të veçanta. Misionarëve u kërkoheshin relacione periodike të hollësishme jo vetëm për kishat e gjendjen fetare. por edhe për jetën ekonomike-shoqërore e politike të vendit ku dërgoheshin. Këto relacione përhëjnë edhe hurime shpesh herë me rëndësi historike, veçanërisht kur janë hartuar nga njohës të vendit. Të tilla janë p.sh. relacionet e dërguara prej Frang Bardhit për Shqipërinë e Veriut në mesin e shek. XVII. P. F. u shërbente njëkohësisht edhe shteteve evropiane, që kishin synime politike në Lindje dhe në viset e sunduara prej osmanëve, pushtimin e të cilave synonin ta zëvendësonin me të vetin. Këto shtete jepnin mjete financimi për të mbajtur klerikët. Në këtë mënyrë P. F. veproi, ashtu si kleri katolik përgjithësisht, në kuadrin politik të këtyre shteteve dhe për interesat e tyre Lidhur me Shqipërinë shtete të tilla ishin p.sh. në shek. XIX-XX Austro-Hungaria dhe Italia.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ppopaganda Fide


[cite]