PRASHNIKER KAMILO


PRASHNIKER KAMILO
✤ (Camillo , Praschniker). Arkeolog austriak, pjesëtar i grupit të gjashtë dijetarëve austro-hungarezë që u dërguan më 1916 në Shqipëri për të kryer hulumtime në disa degë të shkencave historike. Gjurmoi monumentet e sipërfaqshme arkeologjike nga Shkodra deri në Fier. Rezultatet i botoi në Kërkime arkeologjike në Shqipëri e Mdlin e Zi (Archaeologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919). Libri, në të cilin bashkëpunoi edhe epigrafi A. Schober, ka ende vlera, për saktësinë e përshkrimeve të planimetrive dhe të ilustrimeve të monumenteve, nga të eilat një pjesë janë zhdukur ose dëmtuar rëndë. Më 1918 K. P. erdhi rishtas në Shqipëri dhe punoi veçanërisht në Apoloni e Mallakastër. Rezultatet i botoi në Myzeqeja e Mallakastra (Muzakhia und Malakastra, 1920).

(H.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prashniker Kamilo


[cite]