PRELLI
✤ Fshat në rrethin e Matit (V). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bruçi, Laçi, Rremulli, Rukaj, Uraka. Popullsia gjithsej 5050 banorë. Emri i P. përmendet që në shek. XV. Zona e P. është qendër e lashtë banimi, janë zbuluar 4 shpella, kultura e të cilave i përket neolitit të hershëm me vazhdimësi deri në epokën e hekurit. Në Bruç, Laç e Urakë janë zbuluar nekropolet tumulare të kulturës së Matit (shih). Në Bruç më 26-27 korrik 1943 u mblodh Kuvendi i Matit. Janë zhvilluar luftime tek ura e Urakës kundër forcave italiane. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Më 1971 u përfshi në koop. e bashkuar. Drejtimi kryesor është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. P. ka shkollë të mesme bujqësore. qendër shëndetësore, muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Prelli
[cite]