ALFONSI V I ARAGONËS


ALFONSI V I ARAGONËS
✤ (1396-1458). Mbret i Napolit me emrjn Alfons I. Pasi zgjeroi sundimin

e trashëguar në Aragonë, u bë edhe mbret i Napolit dhe filloi një politikë ekspansioni në Mesdhe në të cilën përfshiu edhe viset ballkanike. Kontaktete para me sundimtarët shqiptarë janëato me Gjergj Arianitin (shih), pas fitoreve të këtij mbi osmanët më 1433. Nga v. 1438 me sa duket filiojnë kontaktet me Skënderbeun (shih), kurse më 1447 të dy palët shkëmbejnë ambasadorë. Në këto kontakte shpreheshin interesat e Alfonsit për luftën e shqiptarëve kundër vërshimit osman, e eila mbronte edhe bregun adriatik të mbretërisë së Napolit, dhe nga ana tjetër interesat e Skënderbeut për të siguruar mbështetje për luftën e madhe që kish filluar. Me këtë qëllim u nënshkrua më 26.3.1453 midis të dyve traktati në Gaeta (shih).

Ndihma ushtarake e Napolit në Shqipëri qe fare e paktë dhe u kufizua në dërgimin e disa funksionarëve të lartë e të disa reparteve ushtarake, që morën pjesë në betejën për Beratin më 1455. Më në fund Alfonsi hoqi dorë krejt nga planet lindore dhe me këtë në fakt edhe nga traktati i aleancës, duke e lënë gjithë barrën e luftës mbi shpatullat e shqiptarëve. Eshtë pa vend glorifikimi që i ka bërë një pjesë e historiografëve të huaj rolit të Alfonsit në luftën antiosmane të zhvilluar në Shqipëri.

(P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Alfonsi V I Aragonës


[cite]