ALIA BINAK


ALIA BINAK
✤ (1895-1895). Prijës popullor i kryengritjeve antiosmane të malësorëve të Gjakovës e të Rrafshit të Dukagjinit në v. 1840-1880. Lindi në fshatin Bujan të Tropojës. Përmendet së bashku me Sokol Ramën qysh më 1845 si drejtues i mijëra kryengritësve për të përzënë garnizonin turk të Gjakovës. B.A. u shqua gjithashtu në kryengritjet lokale të malësorëve të V gjatë viteve 60. Mori pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe u rreshtua në krahun e atdhetarëve të vendosur. Veprimin e tij e vazhdoi sidomos i nipi Mic Sokoli (shih). Ka lënë emër si pleqnar i mençur, sidomos për pajtimin e gjaqeve.

(M.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Alia Binak


[cite]