PRISHTINA ZIJA


PRISHTINA ZIJA
✤ Patriot i dalluar i Pdlindjes Kombëtare. Në Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (shih), së bashku me vëllanë e vet, Ali Danishin, përfaqësoi Kosovën. Pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit, Z. P. zhvilloi një veprimtari të madhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheui dhe për formimin e vilajetit të bashkuar shqiptar. Qysh në kohën e themelimit të Lidhjes së Prizrenit ishte një ndër udhëheqësit e saj. U zgjodh anëtar i Komitetit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare, anëtar i Komisiomlt financiar që u kryesua nga Sulejman Vokshi. Pas shtypjes së Lidhjes u përndoq nga administrata osmane

(M.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prishtina Zija


[cite]