PRITA E POJSKËS


PRITA E POJSKËS
✤ (16.6.1943). U organizua në vendin e quajtur Fusha e Pojskës, në afërsi të fshatit Piskupat të Pogradecit, mbi rrugën automobilistike Pogradec-Qafëthane, me 120 partizanë të zgj edhur nga forcat e tre .batalioneve të zonës. Luftimet në pritë filluan në orën 7 kundër një patrulle italiane prej 4-5 automjetesh që lëvizte në drejtim Pogradec-Elbasan; pak më pas pritës iu afruan edhe një autoblindë, një kamion dhe një veturë ku ndodhej komandanti i artilerisë i Korparmatës XXV italiane. Pas 40 minutash nga drejtimet e Pogradecit, Përrenjasit dhe nga liqeni, fashistëve të mbetur në pritë, u erdhën shumë Jidihma, që e rritën në mënyrë dërrmuese, në dobi të tyre, raportin në forca e mjete të blinduara. Në këto kushte, komanda e forcave partizane urdhëroi tërheqjen, gjatë së cilës u zhvilluan luftimet më të ashpra. Tërheqje u bë në rregull të plotë, gjë që bëri të mundur shmangien e rrethimit të partizanëve nga forcat e shumta italiane. Lufiimet në Pojskë zgjatën rreth 6-7 orë dhe SiShiltu pati 60 të vrarë e të plagosur, duke përfshirë edhe vetë komandantin e artilerisë të Konparmafës XXV të Armatës së 9-të italianë. Nga partizanët ranë 10 dëshmorë, midis të cilëve komandanti i forcave partizane Reshit Çollaku (sMh), Hero i Popullit.

(P.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prita E Pojskës


[cite]