PROBIEME EKONOMIKE


PROBIEME EKONOMIKE
✤ (1952). Revistë shkencore tremujore, organ i Institutit të Studimeve Ekonomike pranë Komisionit të Planit të Shtetit. Ka filluar të botohet në vitin 1952 me emrin «Ekonomia e planifikuar», si revistë e Komisionit të Planit të Shtetit. Nga gjysma e dytë e vitit 1954 deri në vitin 1972 ajo doli me emrin «Ekonomia popullore», si organ ekonomik dhe politik i dikastereve ekonomike. Që nga viti 1973 botohet me emrin «Probleme ekonomike». Në faqet e saj trajtohen probleme të teorisë ekonomike, të përsosjes së marrëdhënieve socialiste në prodhim, të përvojës sonë revolucionare në ndërtimin socialist, probleme të historisë së ekonomisë popullore e të mendimit ekonomik kombëtar si edhe probleme të luftës kundër teorive e koncepteve borgjezo-revizioniste në ekonomi.

(Ar.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Probieme Ekonomike


[cite]