PROFILAKSIA


PROFILAKSIA
✤ Tërësia e masave që merren për ruajtjen e shëndetit, për parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes së sëmundjeve në njerëzit dhe kafshët.

Para Çlirimit në pjesën më të madhe mjekimi bëhej me metodat popullore. Në fushën e P. synohej për ruajtjen e higjienës vetjake e familiare, zbatohej izolimi i të sëmurëve, djegja e rrobave të tyre. Disa masa profilaktike ngushtësisht mjekësore që u përpoq të merrte regjimi i A. Zogut ishin tepër të kufizuara e pa dohi, sepse shfrytëzimi e varfëria e dëmtonin rëndë shëndetin e popullit dhe zgjatja mesatare e jetës nuk i kalonte 38 vjeç.

Për luftën me karakter profilaktik kundër sëmundjeve infektive e parazitare të njeriut në vend patën rëndësi punimet e Kongresit të Lushnjës më 1920. Me themelimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë e drejtuar nga mikrobiologu Refat Frashëri, (shih) u morënmasat e para profilaktike, siç ishte vaksinimi i popullatës kundër lisë, i cili ndikoi në uljen e kësaj sëmundjeje.

Pas Çlirimit krahas përparimit të shpejtë të mjekësisë ka ecur edhe P. Një hap i rëndësishëm ishte ngritja e institucioneve shëndetësore profilaktike të mirëfillta si: Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë, Drejtoritë e Higjienës dhe Epidemiologjisë në rrethet, Shtëpitë e Arsimit Shëndetësor, këshillimoret e grave shtatzënë, këshillimoret e fëmijëve.

P. është një ndër parimet hazë të shëndetësisë sonë. Më 1951 doli dekreti: «Mbi Inspektoratin Sanitar Shtetëror» (zëvendësuar më 1968 shih: Inspektorati Sanitar Shtetëror); më 1954 «Mbi luftimin e sëmundjeve ngjitëse» (shih: Sëmundjet ngjitëse) dhe më 1973 dekreti «Mbi mbrojtjen e ambientit të jashtëm nga ndotja (shih: Ruajtja e mjedisit). Orientimi profilaktik i mjekësisë sonë konkretizohet gjithashtu në veprimtarinë e gjerë profilaktike që zhvillojnë të gjithë institucionet shëndetësore, në veçanti dispanseritë dhe kabinetet pranë poliklinikave që punojnë me metodën dispanseriale. P. trajtohet njëkohësisht edhe si një problem i madh shtetëror e shoqëror. Të gjitha masat që merr shteti sociali .t për rritjen e mirëqenies materiale dhe kultuiore, ligjshmëria për mbrojtjen në punë, sigurimet shoqërore shtetërore, pushimet vjetore të pagueshme të punonjësve etj., kanë qëllimin e madh që njeriu të gëzojë shëndet të mirë.

(C.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Profilaksia


[cite]