PROTOKOLLI I FIRENCES
✤ (1913). Akti ndërkombëtar me anën e të cilit është caktuar kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë. U hartua nga një komision i posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 Fuqive të Mëdha të kohës: Austro-Iiungarisë, Italisë, Anglisë, Francës, Rusisë, Gjermanisë. Komisioni u krijua me vendimin e 11 gushtit 1913 të Konferencës së ambasadorëve në Londër (shih), e cila kishte caktuar në parim si pika skajore të kufirit Korçën dhe kepin Stillo në bregdet (përballë Korfuzit). Komisioni që filloi punën në tetor duhej të mbështetej në parimin etnik dhe gjeografik, gjuha amtare duhej të ishte elementi bazë. Komisioni ndeshi në pengesa të mëdha për shkak të qëndrimit antishqiptar të qeverisë greke, e cila megjithëse iu dha gjithe Çamëria e banuar nga një shumicë popullsie shqiptare, kishte pretenclime mbi të ashtuquaj turin «Epir i Veriut* lm përfshiheshin krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës si një nga synimet e «Megali ldesë» (shih). Duke përfituar nga prania e trupave të tyre në krahinat shqiptare të Jugut, autoritetet greke filluan një fushatë të egër frikësimesh e persekutimesh kundër popullsisë shqiptare kudo që kalonte komisioni për ta detyruar që ta tregonte veten greke dhe të kërkonte bashkimin me Greqinë. Popullsia vendase u bëri një qëndresë të vendosur. Vetë komisioni u bë fushë kontradiktash midis dy blloqeve të Fuqive. Në këto kushte u vendos që komisioni . të shkonte në qytetin Firence të Italisë, «larg teatrit të armiqësive lokale». Këtu ai e përfundoi punën duke hartuar P. e F. për kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky Protokoll është në fuqi edhe sot me përjashtim të disa rektifikimeve të vogla që iu bënë në zonën e Korçës pas Luftës I Botërore. (iV.Pu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Protokolli I Firences
[cite]