PUMA VULLNETARE
✤ Punë komuniste, pa shpërhlim, që kryejnë vullnetarisht masat punonjëse dhe rinia në RPS të Shqipërisë si veprimtari shcqërore në dobi të ndërtimit socialist të vendit, shprehje e ndërgjegjes së lartë ideo-politike dhe e patriotizmit të flaktë të tyre. P. V. nisi në zonat e çliruara nga pushtuesit e huaj e tradhtarët për të zhdukur rrënimet e luftës dhe vijoi në fonna më masive e më të organizuara në periudhën e rindërtimit të vendit. Nëpërmjet aksioneve lokale e atyre kombëtare (shih: Aksionet Kombëtare të Rinisë) me P.V. u rindërtuan fshatra, rrugë, ura etj.; u ndërtuan hekurudha e objekte të tjera të rëndësishme industriale, u përballuan punë të rëndësishme sidomos gjatë fushatave të bujqësisë etj. Në. etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste P. V. është shndërruar në metodë pune të organizatave të masave, për mobilizimin e punonjësve e sidomos të rinisë në fronte të rëndësishme të ndërtimit socialist dhe të mbrojtjes. Kjo formë është përdorur me sukses veçanërisht për ndërtimin e hekurudhave dhe të rrugëve, për ndërtimin e banesave, për hapjen e tokave të reja, për tarracimin dhe mbjelljen e masiveve me pemë frutore, vreshta, ullinj etj.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Puma Vullnetare
[cite]