PUSHTETI POPULLOR
✤ Pushteti i ri revolucionar që u krijua në Shqipëri nën udhëheqjen e Partisë Komuniste gjatë Luftës ANÇ dhe u forcua e u përsos vazhdimisht gjatë ndërtimit tëshoqërisë socialiste. Lufta për krijimin e P. P. ishte e pandarë nga lufta për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë. P. P. u zhvillua që nga format fillestare deri në krijimin e Shtetit Shqiptar Demokratik Popullor në Kongresin e Përmetit më 24 maj 1944, në luftë kundër çdo forme të pushtetit të vjetër, i cili u asgjësua nga lufta revolucionare e popullit shqiptar. P. P. që me çlirimin e vendit filloi të kryente plotësisht funksionet e diktaturës së proletariatit. .
(L. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pushteti Popullor