QAFËZEZI ILO MITKË


QAFËZEZI ILO MITKË
✤ (1882-1964). Gjurmues dhe studiues në fushën e kulturës dhe të historisë. Jetoi një kohë të gjatë në mërgim. Pasi u kthye më 1924 në atdhe, punoi si mësues. Përktheu, përshtati, përpunoi e hartoi në një gjuhë popullore vepra të ndryshme historike, letrare, folklorike etj. dhe broshura popullarizuese shkencore. Mund të përmendet «Historia e Ali Pashë Tepelenës». Zhvilloi gjurmime sistematike për dokumente, shkrime, figura të historisë e të kulturës shqiptare të shek. XVIII, sidomos të qendrave si Voskopoja, Berati, Vithkuqi, Korça, zbuloi kopje të veprave dorëshkrim të Th. Kavaliotit etj. Hartoi studimin «Kontribtit në historinë e arsimit dhe të kulturës në Shqipëri në shekujt XVII-XIX* (1617-1902), që u botua (1926) bashkë me komedinë «Dhaskal Gjoka*. Hartoi një monografi të gjerë mbetur në dorëshkrim, «Protopapë Theodhor Nastas Kavalioti, Skoliarku i Akademisë së Voskopojës 1748-1789».

(M. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafëzezi Ilo Mitkë


[cite]