QAFËSHTAMA
✤ Qafë ndërmjet rrethit të Krujës e të Matit, në lartësinë 1200 m, nëpër të cilën kalon rruga që lidh Krujën me Burrelin. Ndan Malin e Skënderbeut në VP nga mali I Sukës në JL. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet nga shkëmbinj ultrabazikë. Është e veshur dendur me pishë e ah. Këtu në korrik 1943 Çeta e Dajtit, çeta e Krujë-Ishmit dhe partizanët matjanë goditën forcat italiane. Q. sot është qendër turistike e klimaterike, ka hotel dhe kamp pushimi për punonjësit.
(S. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafështama
[cite]