QAFËZEZI


QAFËZEZI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (VP) në anën e majtë të Osumit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Boshanj, Helmës, Psari i Zi, popullsia gjithsej 1710 ba~ norë. Në burimet e shkruara përmendet që nga shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1943. Aty janë zhvilluar disa beteja gjatë Luftës ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Është qendër e koop. bujqësore të bashkuar «Rruga e Leninit», formuar më 1970. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave, perimeve sidomos qepës dhe rritjen ebagëtive të imëta. Q. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafëzezi


[cite]